Arsenal e kërkon Keitan

Futboll

Arsenal e kërkon Keitan

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:41
Keita Balde Diao

Arsenal raportohet se janë duke e kërkuar Keita Balde Diao pasi që Inter e ktheu anësorin në Monaco

Keita e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në Inter, ku në tavolinë ishte edhe opsioni për ta blerë 34 milionë euro, por ai shënoi vetëm pesë gola në 29 paraqitje.

Për këtë, Interi pritet që mos ta mbaj më senegalezin, i cili është me Kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve në Afrikë.

Sipas kësaj, Le Sport thotë se 24 vjeçari mund të përfundojë në Arsenali pasi që ata janë duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me anësorin.

Topxhinjtë janë të lidhur edhe me Yannick Carrasco, që më parë ishte synim edhe i Milanit dhe Interit, por besohet se ata do t’i fillojnë bisedimet me Monacon shumë shpejt.

Pos kësaj, skuadra nga Ligue 1 supozohet janë më të hapur që ta shesin ish sulmuesin e Lazios, sesa ta huazojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat