Edhe presidenti Hashim Thaçi sonte tifoz i Feronikelit

Futboll

Edhe presidenti Hashim Thaçi sonte tifoz i Feronikelit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:26
Presidenti Thaçi në finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve Feronikelit -Santa Colomas

Presidenti Thaçi po e shikon finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Feronikelit dhe Santa Colomas nga tribuna e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se është aty për të bërë tifo për kampionin tonë dhe dëshiron fitore.

“Në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta përkrahur Feronikelin në finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, në përballje me ekipin nga Andorra, Santa Coloma. Jemi këtu për të bërë tifo për kampionin tonë dhe duam fitore!”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat