Brazil-Argjentinë, super gjysmëfinalja e Copa Amerikës

Futboll

Brazil-Argjentinë, super gjysmëfinalja e Copa Amerikës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Argjentina e ka mundur me rezultat 2-0 Venezuelën në çerekfinale të Copa Amerikës. Nga një gol u shënuan në dy pjesët e lojës

Brazil-Argjentinë kjo është një finale para finales në Copa Amerikës, pasi që sonte Argjentina e mundi me rezultat 2-0 Venezuelën.

Ishte një ndeshje që u dominuan nga Kombëtarja e gjeniut, Lionel Messi që nga fillimi.

Një Argjentinë më ndryshe në ndeshjet e fundit.

Lautaro Martinez ishte i pari që kaloi argjentinasit në epërsi në minutën e 10-të duke shënuar një gol të bukur me thembër.

Me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë ishte Argjentina që kërkonte golin e sigurisë dhe atë e arriti në minutën e 75-të, kur Lo Celso shfrytëzoi për mrekulli një gabim të portierit të Venezuelës, Farinez.

Venezuela ishte më e mirë në 20 minutat e fundit të këtij takimi por nuk arriti që të bënte diçka për ta barazuar atë.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me mikëpritësin e Copa Amerika, Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat