Shënoi golin vendimtar, Rexha flet pas ndeshjes

Futboll

Shënoi golin vendimtar, Rexha flet pas ndeshjes

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:28
Kastriot Rexha

Kastriot Rexha me një gol të bukur me kokë në fundin e ndeshjes, vulosi kualifikimin e KF Feronikelit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i kampionëve të Kosovës, ka thënë se KF Feronikeli tregoi shpirt luftarak, duke arritur të përmbyste rezultatin.

Feronikeli nga minuta e 49’ luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Yll Hoxhës.

“Është një fitore e skuadrës sonë, duke marrë parasysh lojën si rrjedhi. Skuadra tregoi forcën dhe tregoi shpirtin luftarak pasi riktheu rezultatin”, theksoi Rexha për RTK.

Në raundin e parë, KF Feronikeli do të takohet me kampionët e Uellsit, The New Saints.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat