Messi: Për Brazilin kam respekt…

Futboll

Messi: Për Brazilin kam respekt…

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 10:50
Messi: Për Brazilin kam respekt…

Argjentina e Lionel Mesit, është në gjysmëfinalet e “Kupës së Amerikës” dhe do të ndeshet me Brazilin, në një sfidë klasike latine. Mesi pas sfidës me Venezuelën, për mediat e vendit të tij, foli për Brazilin dhe formën jo të mirë që po kalon ai personalisht.

Forma jo e mirë? “Nuk jam në nivelin më të mirë, nuk po luaj siç e prisja. Por, kështu janë ndeshjet, nuk ke mundësinë të luash dhe është e vështirë të sulmosh dhe të kalosh kundërshtarët. Ka probleme në mesin e fushës, por e rëndësishme është që fituam”.

Brazili? “Është e vështirë të thuash kush është favotit në një ndeshje mes Brazilit dhe Argjentinës dhe aq më tepër kur flasim për “Kupën e Amerikës”, ku çdo gjë është e barazpeshuar.

Ata luajnë në fushën e tyre dhe do të dalin të tregojnë shumë gjëra para tifozëve të tyre. Unë e respektoj Brazilin dhe e dimë çfarë domethënë që ata janë në fushën e tyre. Duhet të jemi shumë të mirë, për t’u përballur ata në çdo aspekt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat