Sneijder shtyn objektivin e Inter te Real-i: Është klubi më i bukur në botë

Futboll

Sneijder shtyn objektivin e Inter te Real-i: Është klubi më i bukur në botë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:12
Wesley Sneijder

Mes emrave të shumtë për të cilët po interesohet Inter-i për mesfushën është edhe ai i Donny van de Beek. Lojtari i Ajax-it ka magjepsur skuadrat e mëdha të Europës, që tani kanë nisur një garë për të siguruar shërbimet e tij. 

Për të ardhmen e holandezit ka folur edhe një ish-yll i Inter-it, Wesley Sneijder, i cili e ka të qartë se te cila skuadër duhet të luajë lojtari i Ajax-it.

"Donny ka pasur një vit të mrekullueshëm. Ai është nisur pak më mbrapa në krahasim me talentet e tjera të Ajax-it si De Ligt dhe De Jong, por ka arritur të ndërtojë diçka të mirë", ka thënë Sneijder për "De Telegraaf". 

"Nëse ke karakter dhe e tregon edhe në fushën e lojës, do të thotë se meriton të luash te Real Madrid. Kam folur me atë për këtë, i kam thënë se është klubi më i bukur në botë, mjafton të shikosh historinë që ka, një ëndërr për të gjithë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat