Renova vazhdon kontratën me Veliun

Futboll

Renova vazhdon kontratën me Veliun

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:00
Veliu

Skuadra e Renovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka vazhduar kontratën edhe për një vit me mbrojtësin e djathtë, Bashkim Veliu.

Lajmin e ka konfirmuar njëri nga drejtorët sportiv të klubit tetovar, Fisnik Nuhiu duke u shprehur i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me 26 vjecarin.

"Për ne ishte shumë me rëndësi të vazhdojmë kontratën me Bashkim Veliun. Ai sezonin e kaluar ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë në ligë. Me Veliun vazhduam edhe për një vit dhe mbrojtja jonë ka fituar në siguri", tha drejtori sportiv, Nuhiu.

Xhepcishtasit ditën e hënë stratojnë me përgatitje për sezonin e ri që fillon me 11 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat