Wan-Bissaka: “Është nder ta veshi fanellën e Man United, shumë lojtarë nuk e kanë këtë fat”

Futboll

Wan-Bissaka: “Është nder ta veshi fanellën e Man United, shumë lojtarë nuk e kanë këtë fat”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:22
Aaron Wan-Bissaka

Aaron Wan-Bissaka është shprehur shumë i lumtur me kalimin te United. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Manchester United ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka, nga Crystal Palace.

Aaron ka nënshkruar kontratë 5-vjecare me “Djajtë e Kuq” me mundësi vazhdimi edhe për disa vite tjera.

Në intervistën e parë për United TV, Wan-Bissaka tregoi gëzimin e të qenurit lojtar i Manchesterit.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme, nder ta quaj vetën lojtar i Manchester United, diçka që vetëm disa lojtarë kanë privilegjin ta bëjnë”, u shpreh ai.

“S’mund të pres për t’i integruar në skuadër. Do të kem tani pushim të shkurt pas aventurës në Kampionatin Evropian, por mezi pres t’i nisë stërvitjet me trajnerin dhe shokët e mi të ri në parasezon”.

Aaron i ka kushtuar Unitedit 50 milionë funte. Ai u bë transferimi i dytë i “Djajve të Kuq” këtë verë, pas Daniel James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat