Kur i fillon Gjilani përgatitjet?

Futboll

Kur i fillon Gjilani përgatitjet?

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:26
Kur i fillon Gjilani përgatitjet?

Shtabi teknik i skuadrës së Gjilanit, në krye me trajnerin e ekipit, Gentjan Mezani, kanë caktuar të hënen e datës 1 korrik si ditën e parë grumbulluese të futbollistëve, për fillimin e përgatitjeve parasezonale të edicionit të ri garues në Ipko Superligë.

"Skuadra fillimisht përgaditjet do ti startoj në qytetin e Gjilanit, ku pas disa javëve ato do të zhvendosen jashtë Kosovës dhe me kohë do ju informojmë për vendin e vazhdimit të përgaditjeve.

Përveç futbollistëve të cilët kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin, përgaditjeve do ti bashkangjiten edhe lojtarët e transferuar së fundëmi në skuadrën tonë.

Fillimi i fazës përgaditore e gjen skuadrën në tranzicion, ku po punohet ne mjaft dinamizëm për komponimin dhe ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve, e që po synohet një ekip konkurues në gjitha aspektet për edicionet e ardhëshme.

Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po kryen përgaditjet përfundimtare për një start sa me të mirë të mundëshëm të përgaditjeve dhe të ju krijohen kushtet maksimale për punë futbollistëve.

Shtabi teknik i skuadrës, në plan programin e fazës përgaditore parasezonale ka paraparë edhe disa ndeshje kontrolluese, ku me kohë do ju informojmë për detaje të tjera për përgaditjet parasezonale, e cila starton me fazën e parë këtë të hëne, thuhet nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat