Guardiola tregon gabimin e madh të një trajneri dhe kur je më afër fitores në futboll

Futboll

Guardiola tregon gabimin e madh të një trajneri dhe kur je më afër fitores në futboll

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:35
Pep Guardiola

Nën titullin “90 minuta me Pep”, të dielën, GOL transmeton një intervistë të gjerë me trajnerin katalanas të Manchester City. Në “promon” paraprake, Pep Guardiola citohet të ketë thënë, ndër të tjera: "Në fillimet e mia si trajner, situata ishte e çuditshme, por pas një apo dy muajsh kuptova se ka disa parime si profesion, që janë të paprekshme. Megjithatë, trajningu është çështje e rregullimit e përmirësimit të vazhdueshëm. Gabimi i madh i një trajneri është të jetë shumë dogmatik". 

 Trajneri i Manchester City, pavarësisht suksesve në klubet që ka drejtuar, vazhdon të ”agjërojë” në Europë. Ai nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që kur u largua nga Barcelona. E pranon se pa këtë trofe, misioni i tij nuk do të ishte i plotësuar në krye të “qytetarëve”: "E pranoj, nuk je ekip i madh, nëse nuk fiton Champions".

Dy fjalë edhe për filozofinë e tij si trajner: "Ne kemi rekordin e pasimeve të suksesshme në ndeshjen Manchester City-Basel, që e humbën 1-2. Ishte një rezultat absurd, i pashpjegueshëm. Gjithkush e di se, kur ke në zotërim topin, e dominon kundërshtarin dhe je më afër fitores".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat