Mbappe nuk rinovon me PSG-në, arsyeja është… Reali!

Futboll

Mbappe nuk rinovon me PSG-në, arsyeja është… Reali!

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:40
Kilyan Mbappe

PSG nuk po përjeton një moment pozitiv. Është krijuar tashmë përshtypja se projekti faraonik i Al Khelaifit nuk po i bind “yjet” e skuadrës, madje shumë prej tyre po mendojnë të largohet nga kryeqyteti francez.

Janë larguar Rabiot, Buffon dhe Dani Alves, ndërsa Neymar po flirton me Barcelonës, duke projektuar kthimin në “Camp Nou”. Por jo vetëm kaq. Edhe futbollisti simbol i kësaj skuadre, Kylian Mbappe, kërkon të gjejë një skuadër tjetër të madhe për të përmbushur ambiciet e tij. Sikurse shkruan prestigjiozja spanjolle, Marca, kampioni i botës nuk dëshiron të zgjatë kontratën me PSG-në, me aktualen që i përfundon në vitin 2022.

Edhe pse drejtuesit e PSG duan ta blindojnë talentin 20-vjeçar për të larguar klubet e mëdha që interesohen për të, pozicioni i tij është shumë i lëkundur.

Mes pretendentëve spikat Reali i Madridit, me presidentin Florentino Perez që është hedhur në aksion për të ndërtuar një skuadër “galaktike”, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar.

Synimi është për të përfituar nga marrëdhëniet tashmë jo idilike mes Mbappesë dhe PSG-së, me shpresën që vullneti i sulmuesit do të ndikojë në uljen e çmimit, që sot i kalon 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat