Ky emër i madh i Kosovës - i pandalshëm në ish Jugosllavi!

Futboll

Ky emër i madh i Kosovës - i pandalshëm në ish Jugosllavi!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:50
Ky emër i madh i Kosovës - i pandalshëm në ish Jugosllavi!

Po kush nuk e njeh Luan Prekazin, legjendën e futbollit të Kosovës. Sot ka rreth 73 vjet dhe nga moshatarët e tij por edhe gjeneratat e vjetra me emocione kujtohen lojërat e tija brilante. 

Image

Ky emër i madh, një kohë ishte i pandalshëm për klubet e mëdha të ish Jugosllavisë, si Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit, Cërvena Zvezda e Beogradit, Velezhi i Mostarit, Sarajeva, Rijeka etj.   

Për tre vjet sa luajti në Partizan të Beogradit ka pasur 84 paraqitje.     

Prekazi ka lindur në Mitrovicë në vitin 1946. Ai me lojën e futbollit filloi qysh në rininë e hershme në vitet 1962/63 në ekipin e te rinjve të KF Trepça. 

Në vitet 1964/65 luajti për reprezentacionin e të rinjve të ish SFR Jugosllavisë, kurse për ekipin e parë të Trepçës debutoi në vitin 1963.

Karriera e legjendës:
1963-67 Trepça,
1967-69 Partizan Beograd
1969-74 Prishtina,
1976-77 Trepça
Ndryshe ka qenë edhe trajner i disa skuadrave në vendin tonë dhe prej më të suksesshmeve. Mos të harrojmë, se Luan Prekazi ka qenë shqiptari i dytë në Partizan.

Image

Para tij ka luajtur Zenun Brovina.
Cilët janë shqiptarët që luajtën në Partizan? Zenun Brovina, Luan Prekazi, Xhevat Prekazi, Kujtim Shala, Isa Sadriu dhe Fadil Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat