Vëllaznimi mori një tjetër ‘goditje’ të enjten, derisa objektivi i tyre për të drejtuar skuadrën, Samuel Nikaj vendosi të pranojë ofertën e Lirisë dhe jo të tyre.
Por, jo shumë të shqetësuar duken tifozët e klubit gjakovar që kanë të tjera preferenca për timonierin e tyre.
“Kuqezinjtë” e duan rikthimin e Arsim Gojanit në stolin e klubit gjakovar dhe për këtë kanë filluar një kampanjë në rrjetet sociale, teksa kërkojnë rikthimin e teknikut që la gjurmë edicionin e kaluar në Superligë, teksa e plasoi Vëllaznimin deri në finale, por që drejtimin e skuadrës e pati marr në fund Gani Sejdiu.
Gojani edhe në të kaluarën e ka drejtuar ekipin e parë të Vëllaznimit, ndërkohë që tashmë është një tjetër moment i duhur për të, pasi që legjenda gjakovare ka nevojë për rikthimin e namit të dikurshme.
Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një trajneri dhe emri i Gojanit tashmë mund të jetë në ‘pole position’.