De Ligt zyrtarizohet të hënën, zbardhet kontrata dhe klauzola qesharake e Juves

Futboll

De Ligt zyrtarizohet të hënën, zbardhet kontrata dhe klauzola qesharake e Juves

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:14
De Ligt

Miliona më pak, miliona më shumë. Bonuse më pak, bonuse më shumë.

Këto ishin lëvizjet e fundit në trekëndëshin Juventus-Raiola-Ajax, që do të sjellë në Torino Matthijs de Ligt, teksa “Corriere dello Sport” ka analizuar të gjithë shifrat e këtij operacioni, që do të finalizohet ditën e hënë.

Mbrojtësi holandez do të vishet bardhezi për 75 milionë euro që do të kalojnë tek Ajax, 67 do të jenë direkt, ndërsa pjesa tjetër në formën e bonuseve. Vetë lojtari do të përfitojë deri në 12 milionë euro në sezon, por këtë shifër do e arrijë vetëm nëse realizon objektivat e përcaktuar (ende të pazbuluar), teksa paga e tij fikse do të jetë 8 milionë euro në sezon.

Bomba e agjentit Mino Raiola është që arriti të bindë drejtorin sportiv, Fabio Paratici, që Juventus t’i vendosë klauzolë largimi vetëm 150 milionë euro, një lojtar që është vetëm 19 vjeç dhe në një vit çmendi Europën. Çdo ndodhë nëse de Ligt vijon me këto ritme, për një vit ose dy vitet e ardhshme klube të mëdha si Real Madridi, Barcelona, PSG apo klube nga Premier League do e paguajnë menjëherë këtë klauzolë dhe Juve është e pafuqishme për të mbajtur lojtarin e tyre.

Dy ditë pushim do të ketë për Paratici e Juven, teksa të hënën do të jetë dita e madhe e zyrtarizimit të Matthijs de Ligt si lojtar i "Zonjës së Vjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat