Ja çka kishte deklaruar selektori i Serbisë për Vokrrin

Futboll

Ja çka kishte deklaruar selektori i Serbisë për Vokrrin

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:01
Tumbakovic

Mediat në Serbi gjatë ditës kanë shkruar se federata e futbollit e këtij shteti më në fund është pajtuar për emërimin e selektorit të ri dhe fjala është për Lubisha Tumbakoviqin.

Kujtojmë se Tumbakovic ishte selektor i Malit të Zi deri muajin e kaluar, kur u detyrua të mos paraqitet në ndeshje me Kosovën, shkruan insporti.

Pikërisht para kësaj ndeshjeje, gazetarët nga Kosova e kishin pyetur Tumbakoviqin nëse e ka njohur Fadil Vokrrin dhe çfarë mendimi ka për të dhe përgjigja e tij kishte qenë korrekte dhe me shumë respekt ndaj legjendës së futbollit të Kosovës.

Tumbakoviq kishte deklaruar se Vokrrin e ka pasur mik, edhe pse selektori i Serbisë si lojtar i Partizanit ka qenë në atë klub para se të shkonte Vokrri, kurse si trajner e kishte marrë përsipër Partizanin, pasi Vokrri ishte transferuar nga klubi i madh beogradas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat