Manolas ndryshon kërkesat për Napolin

Futboll

Manolas ndryshon kërkesat për Napolin

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:09
Kostas Manolas

Qendër mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, ka ndryshuar kërkesat e tij për skuadrën e Napolit.

Më herët raportohej se Manolas dhe Napoli kanë arritur një marrëveshje personale, por kjo gjë po del të mos jetë e vërtetë.

Manolas thuhet se nuk ka arritur akoma marrëveshje personale me Napolin, pasi agjenti i lojtarit po shtynë për rritje page.

‘Sportitalia’ raporton se agjenti Mino Raiola ka rritur kërkesat për pagën nga 3.5 milionë euro + bonuse në 4 milionë + bonuse.

Skuadra e Romës duhet të kryej disa shitje para 30 qershorit, për të balancuar të hyrat dhe të dalurat nga klubi.

Skuadra nga kryeqyteti kishte siguruar lojtarin për 15 milionë euro në verën e vitit 2014, dhe tani ka një klauzolë prej 36 milionë eurove për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat