Campbell: Arsenal duhet të nënshkruajë me këta dy lojtarë

Futboll

Campbell: Arsenal duhet të nënshkruajë me këta dy lojtarë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:48
Sol Campbell

Ish lojtari i Arsenal, Sol Campbell, ka dhënë disa këshilla për ish skuadrën e tij, në kohën kur po zhvillohet merkatoja e verës.

Legjenda e Arsenal beson se skuadra nga Londra duhet të nënshkruajë me dy lojtarë të mbrojtjes; William Saliba dhe Kieran Tierney.

Deri më tani, Emery ka shprehur dëshirën për të nënshkruar me 18 vjeçarin Saliba nga St Etienne, por nuk është arritur akoma ndonjë marrëveshje.

Gjithsesi, Campbell beson se nënshkrimi me Saliba dhe në rastin më të mirë edhe me Tierney, do të ishte ndihmë e madhe për Arsenal.

“Nëse Arsenal mund të ketë këta dy lojtarë, do të ishte ndihmë e madhe për Emery në shpresën e tij për të siguruar Ligën e Kampionëve” ka thënë Campbell.

Oferta e skuadrës nga Londra veriore për Tierney është refuzuar nga Celtic, por pritet që ‘Gunners’ të nisin edhe një tjetër ofertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat