Lëvizje e zgjuar nga Man Utd – Përdorin Neymar për të joshur Griezmann

Futboll

Lëvizje e zgjuar nga Man Utd – Përdorin Neymar për të joshur Griezmann

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:21
Antoine Griezmann

Manchester United po bën një lëvizje mjaft të zgjuar në merkato, në tentimin për të siguruar shërbimet e Antoine Griezmann.

United po mundohen që të ‘mashtrojnë’ Griezmann, duke përmendur emrin e Neymar, duke i bërë të ditur lojtarit se është vetëm alternativë e Barcelonës.

‘The Sun’ raporton se Man United nuk do të dorëzohet për Griezmann, lojtari i cili ka njoftuar skuadrën e tij se do të largohet.

Arma e United për këtë transferim do të jetë Neymar, duke tentuar që ta bind lojtarin se ai është vetëm zgjedhje e dytë tek Barca, pas Neymar.

Griezmann vlerësohet me 120 milionë euro, shifër që mund të paguhet nga Man United, nëse pajtohen për kushtet personale me lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat