Gareth Bale i prish punë Realit, refuzon shkëmbimin me Pogban

Futboll

Gareth Bale i prish punë Realit, refuzon shkëmbimin me Pogban

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:41
Paul Pogba dhe Gareth Bale

Gareth Bale është bërë me të vërtetë një problem shumë i madh tek Real Madridi.

Sipas “Daily Mail”, Florentino Perez i kishte ofruar Manchester United-it kartonin e Bale-s, plus një shumë parash për të marrë shërbimet e Paul Pogba.

Por, ai që kishte prishur këtë marrëveshje ishte pikërisht uellsiani, i cili nuk dëshiron të largohet nga Reali.

29-vjeçari përfiton 15 milionë euro te spanjollët dhe nuk do të transferohet te ndonjë klub tjetër me pagë më të vogël, edhe pse i duhet të mos luajë.

Bale ka deklaruar se do të qëndrojë të madrilenët deri në fund të kontratës, edhe pa luajtur fare, duke mos e pasur problem dhe duke shijuar pagën që do marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat