Rashford pranë rinovimit me Man Utd, këto pritet të jenë fitimet e tij

Futboll

Rashford pranë rinovimit me Man Utd, këto pritet të jenë fitimet e tij

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:57
Marcush Rashford

Ylli anglez i futbollit, Marcush Rashford, është afër rinovimit të kontratës me skuadrën e Manchester United.

Rashford flitej se mund të largohet nga Manchester United, por së fundmi raportohet se lojtari është shumë afër marrëveshjes së re.

Anglezi ka bërë të ditur tek skuadra se kërkon një rritje në pagë, dhe këtë problem duket se do ta zgjedh skuadra nga ‘Old Trafford’.

Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se lojtari pritet të nënshkruajë kontratën e re që i sjell përfitime deri në 250 mijë funte për javë.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e ardhshme, dhe skuadra të mëdha, përfshirë Barcelonën, janë të interesuara për të.

Mbetet të shihet nëse Rashford do të vë firmën e tij në kontratën e re, për të vazhduar me ‘Djajtë e kuq’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat