Tottenham ia ofron Eriksenin Realit

Futboll

Tottenham ia ofron Eriksenin Realit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:54
Christian Eriksen

Skuadra e Tottenham Hotspur i ka ofruar skuadrës së Real Madrid shërbimet e mesfushorit Christian Eriksen.

Kontrata e Eriksen tek skuadra e Spurs skadon pas 12 muajve, dhe londinezët kanë frikë mos e humbin lojtarin me parametra zero.

‘Marca’ raporton se Tottenham i kanë telefonuar skuadrës së Real Madrid për të ofruar shërbimet e Eriksen.

Spurs besojnë se ata duhet ta shesin këtë merkato lojtarin, ose do ta humbin atë si lojtar të lirë gjatë verës tjetër.

Real Madrid shihet si destinacioni i ardhshëm për yllin e kombëtares së Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat