"Më vjen keq për Milan-in, por ne e merituam"

Futboll

"Më vjen keq për Milan-in, por ne e merituam"

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 07:30
Urbano Cairo

Presidenti i Torino-s, Urbano Cairo, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për kualifikimin e skuadrës së tij në fazën kualifikuese të Europa League. 

"Ka qenë një gëzim i madh. Më vjen keq për Milan-in, kam qenë një tifoz i kuqezinjve në fëmijëri, nuk do të kisha dashur të merrnim vendin e tyre", ka thënë Cairo për "Sky Sport". 

"Ne jemi të lumtur, ka qenë një vit spektakolar, më i miri që kur unë jam president i Torino-s, më i miri edhe që nga koha e vlerësimit të fitoreve me 3 pikë. Asnjë skuadër në 15 vitet e fundit nuk kishte mbetur jashtë Europës pasi kishte grumbulluar 63 pikë". 

"Kualifikimi ka qenë i merituar, kemi marrë fitore shumë të bukura në kampionat, ndërsa mbrojtja ka qenë e pakalueshme. Do të kishte qenë për të ardhur keq nëse nuk do të kishim shkuar në Europë. Mazzarri i ka dhënë karakter ekipit, ka bërë një punë të madhe", ka përfunduar Cairo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat