Bashkë me përforcimet e verës, ja top-formacioni i Manchester United

Futboll

Bashkë me përforcimet e verës, ja top-formacioni i Manchester United

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 07:31
Foto ilustruese, Solskjaer

Drejtuesit e Manchester United tashmë kanë blerë uellsianin Daniel James nga Swansea për 15 milionë stërlina. Atij do t’i bashkohet në “Old Trafford” edhe mbrojtësi i Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka, për shifrën e 50 milionë stërlina, që u prezantua sot. Solskjaer ka qenë i vendosur të përforcohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi e kishte evidentuar si pikë të dobët këtë pozicion, në sezonin e kaluar. 

Pra, me dy pozicione të konsoliduara përpara sezonit të ri, Solskjaer ka ende punë për të bërë, për të ndërtuar një skuadër të aftë për “top 4” e klasifikimit përfundimtar të Premier League. David De Gea duket se ka gjasa të qëndrojë në portë, me Real Madridin që i ka dhënë fund interesit për spanjollin. Një tjetër emër i ri, që mund të shfaqet në pjesën e prapme të katërshes para “gardianit” spanjoll është Harry Maguire i Leicester.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë admirues prej një kohë të gjatë të lojtarit të Anglisë, por nuk ia dolën ta merrnin sezonin e kaluar. Leicester është i vendosur ta mbajë yllin e vet, por me Matthijs De Ligt te Juventusi, Manchester United është gati të përqendrohet tërësisht te qendërmbrojtësi në fjalë. 

Pavarësisht hezitimit të Paul Pogba për të qëndruar në “Old Trafford”, Solskjaer mund të marrë shërbimet e Ilay Elmkies, i riu mjaft i vlerësuar i Hoffenheim. “SunSport” zbuloi ekskluzivisht se si Manchester United është në betejë me rivalët e qytetit (Manchester City) për nënshkrimin e 19-vjeçarit. Sulmi i “Djajve të Kuq” do të ketë një fytyrë ndryshe, krahasuar me atë të sezonit të kaluar, me Pierre-Emerick Aubameyang të rreshtuar në majë. 

Lojtari i Arsenalit thuhet se i ka hapur “dritën jeshile” Solskjaer për ta blerë atë si zëvendësues të Romelu Lukaku. Drejtuesit besojnë se ai mund të ketë një produkt të ngjashëm, ashtu siç bëri Robin van Persie kur u largua nga “Emirates” për Manchester United në vitin 2012. Marcus Rashford, gjithashtu, do të rreshtohet në ofensivë, pas “pykës”, bashkë me Jesse Lingard dhe James, për të siguruar energji shtesë në repartin e përparmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat