Gjashtë shitje pa zhurmë, PSG në rregull me Fair Play Financiar

Futboll

Gjashtë shitje pa zhurmë, PSG në rregull me Fair Play Financiar

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 07:33
Moussa Diaby

Shpenzimet marramendëse të viteve të fundit e kanë vendosur nën presion PSG-në, që këtë qershor duhej të arkëtonte 60 milionë euro nga shitjet, për të mos shkelur rregullat e Fair Play Financiar.

Klubi francez ia ka dalë mbanë me lehtësi, sepse sulmuesi 19-vjeçar Moussa Diaby është shitur te Leverkusen për 15 milionë euro, ndërsa i biri i George Weah, Timothy Weah, është transferuar te Lille për 9 milionë.

Në total 24 milionë euro, që u shtohen milionave të arkëtuara javët e shkuara. Kështu, Lo Celso është shitur te Betis për 24 milionë euro, Krychowiak te Lokomotiv Moska për 10 milionë, Yacine Adli te Bordeaux për 6 milionë dhe Gaetan Robail te Lens për 2 milionë.

Në këtë mënyrë, PSG ka arkëtuar 66 milionë, 6 milionë më shumë sesa i kërkohej nga UEFA për të mbajtur në barazim bilancin për këtë sezon.

Megjithatë, PSG po mundohet të shesë lojtarë të tjerë para se të blejë ndonjë emër të rëndësishëm. Stanley Nsoki dhe Thomas Meunier janë në shitje dhe pritet të largohen në korrik, kur do të zyrtarizohen blerjet e mesfushorit Ander Herrera dhe sulmuesit Pablo Sarabia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat