Surpriza, ish-kapiteni i Chelsea pranë transferimit te rivalët e Arsenal

Futboll

Surpriza, ish-kapiteni i Chelsea pranë transferimit te rivalët e Arsenal

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 07:36
Gary Cahill

Mbrojtësi 33-vjeçar Gary Cahill është pranë nënshkrimit të një kontrate 1-vjeçare me skuadrën e Arsenal. Lojtari i tha “lamtumirë” Chelsea pas 8 sezonesh (290 ndeshje dhe 25 gola) dhe tani po sheh për një skuadër të re.

“Topçinjtë” duken në “pole” për të marrë shërbimet e veteranit të Premier League (2 tituj kampionë me Chelsea). Cahill është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “blues” skadon më 30 qershor. Ndaj, ai mund të transferohet tek Arsenali me koston zero.

Gjithsesi, për Arsenal nuk ka për të qenë e lehtë të marrën lojtarin, pasi Cahill është kërkuar edhe nga Aston Villa, Wast Ham e Crystal Palace. Drejtuesit e Arsenal synojnë t’i ofrojnë një kontratë 1-vjeçare me opsion që ta rinovojë atë edhe për një sezon të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat