Ronaldinho kishte klauzolë me klubin e tij që ia lejonte argëtimin në klube nate dy herë në javë

Futboll

Ronaldinho kishte klauzolë me klubin e tij që ia lejonte argëtimin në klube nate dy herë në javë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:34
Ronaldinho

Në vitin 2011, Ronaldinho nënshkroi kontratë me klubin brazilian Flamengo. Por kontrata e tij nuk ishte e zakonshme, kishte diçka të paparë deri atëherë: një klauzolë që i jepte leje atij të shkonte në klube nate dy herë në javë.

Ikona braziliane, tani 39-vjeçar, u rikthye në vendlindje pas një periudhe me Milanin në Serie A, dhe në atë kohë njihej si adhurues i jetës së natës.

Ish-superylli i Barcelonës kishte kërkuar luks nate në Brazil, duke i bërë kërkesë të rëndësishme klubit brazilian para se të nënshkruante kontratë.

Ronaldinho kishte këmbëngulur që ta kishte një klauzolë në kontratën e tij me klubin, e cila do ta lejonte atë t’i vizitonte klubet e natës dy herë në javë – dhe Flamengo ia kishte plotësuar atë kërkesë.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldinho është kritikuar për stilin e jetës, edhe pse është vlerësuar si ndër futbollistët më të mirë në histori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat