Inter, Marotta përgatit hakmarrjen ndaj rivalëve të Serisë A

Futboll

Inter, Marotta përgatit hakmarrjen ndaj rivalëve të Serisë A

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:57
Beppe Marotta

Gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë mirë. Beppe Marotta e di shumë mirë këtë, aq mirë sa ka bërë gati një kundërpërgjigje të rëndësishme në lidhje me çështjen Barella. 

Sipas shtypit italian, Roma ka kaluar në avantazh në garën për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Jo vetëm në negociatat me Cagliari-n, por edhe me futbollistin, i cili po vlerëson ofertën e verdhekuqve në shenjë mirënjohjeje ndaj klubit kuqeblu. Kjo do të ishte një befasi për zikaltrit, të cilët mendohej se e kishin në dorë lojtarin. 

Në këtë pikë, Marotta duket se ka vendosur të mos marrë pjesë në një ankand për fantazistin, i bindur për faktin se oferta e zikaltërve është shumë e mirë. Me pak fjalë, nuk do të ketë asnjë sfidë me Roma-n. 

Gjithsesi, Marotta ka vendosur të hakmerret duke paguar klauzolën 30 milionë euro të mesfushorit të Roma-s, Lorenzo Pellegrini. Beteja mes zikaltërve dhe verdhekuqve sapo ka filluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat