Messi është lojtari më i mirë në histori

Futboll

Messi është lojtari më i mirë në histori

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:50
Messi në aksion

Thiago Silva e ka cilësuar Lionel Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve, para ndeshjes gjysmëfinale mes Brazilit dhe Argjentinës në Kupën e Amerikës.

Messi është kritikuar për paraqitjet e tij të deritanishme në Kupën e Amerikës, edhe pse Argjentina ka arritur në mesin e katër më të mirëve dhe do të përballet me rivalin e vet, Brazilin, të martën.

Por, Silva thotë se nuk ka dyshim se ylli i Barcelonës, pesë herë fitues i Topit të Artë, meriton të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori.

“Për mua Messi është lojtari më i mirë në histori, lojtari më i mirë që e kam parë”, tha mbrojtësi i Paris Saint-Germain të shtunën në një konferencë për media.

“Por tani, bëhet fjalë për Brazilin dhe Argjentinën. Do ta admirojmë atë në ndeshjet të tjera”, shtoi ai.

“Kur do që përballemi me të, qoftë në ekipin kombëtar apo në Ligën e Kampionëve, gjithmonë e kemi të vështirë ndaj tij. Pavarësisht sesa shumë e studioni, kurrë nuk mund t’i kuptoni aftësitë e tij dhe dallimin e madh që mund ta bëjë ai”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat