Guardiola befason me komentet rreth rikthimit të mundshëm të Neymar

Futboll

Guardiola befason me komentet rreth rikthimit të mundshëm të Neymar

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:54
Pep Guardiola

Rikthimi i Neymar tek Barcelona është çështja më e diskutuar ditëve të fundit në botën e futbollit.

Lojtari brazilian është shprehur se është i pakënaqur në Paris, duke insistuar se dëshiron me çdo kusht rikthimin në ‘Camp Nou’.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se PSG veçse është pajtuar që të ul kërkesat, dhe Neymar është shumë afër rikthimit.

Një mendim rreth këtyre lëvizjeve ka dhënë edhe Pep Guardiola, i cili ka befasuar me komentet e tij.

“Neymar është lojtar i jashtëzakonshëm, por unë nuk e di, është sikur unë të kthehem prapë, a do të ishte njësoj? Unë nuk jam i njëjti, dhe nuk e di nëse Neymar do të ishte njësoj, por do të ishte lëvizje e mirë, askush se vë në dyshim” ka thënë Guardiola.

Me këto deklarata, duket sikur Guardiola ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që ai ndonjëherë të kthehet tek Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat