Tite në telashe

Futboll

Tite në telashe

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:05
Tite në telashe

Trajneri i Brazilit, Tite, rrezikon të mos ketë në dispozicion dy nga lojtarët e tij kryesorë në përballjen ndaj Argjentinës, në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës Latine.

Bëhet fjalë për Thiago Silva dhe Arthur, të dëmtuar në përballjen e fundit. Të dy këta lojtarë, nuk janë stërvitur me skuadrën në seancën e fundit stërvitore, por kanë zhvilluar një stërvitje të diferencuar.

Sipas mediave braziliane, si Silva ashtu dhe Arthur janë në dyshim për takimin e radhës, ndaj trajneri Tite ka nisur të mendojë për alternativat e tyre. Gjithsesi, stafi mjekësor do të punojë deri në fund për t’i rikuperuar përballë kësaj sfide të rëndësishme ndaj Argjentinës.

Ndeshja gjysmëfinale Brazil-Argjentinë do të luhet me 3 korrik 02.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat