The New Saints shkruan për Feronikelin

Futboll

The New Saints shkruan për Feronikelin

Nga: K. G. Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:08
The New Saints shkruan për Feronikelin

Skuadra nga Uellsi, The New Saints (TNS) konfirmon në faqen e saj sfidën e parë me kampionin e Kosovës, Feronikelin nga Drenasi, e cila zhvillohet në kuadër të rrethit të parë eliminatorë të Champions League në futboll.

TNS konfirmon se takimi i parë luhet në stadiumin e tyre me fillim në orën 19.00, ndërsa ajo e kthimit me 16-17 korrik në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Feronikeli është themeluar në vitin 1974 dhe ka fituar tri herë titullin në Superligën e Kosovës.

E fituan kampionatin 2018/2019 dhe janë në një garë kontinentale për herë të parë”, shkruan mes të tjera në faqen e këtij klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat