Talenti i Spanjës thërret Milan-in: Është një klub i madh

Futboll

Talenti i Spanjës thërret Milan-in: Është një klub i madh

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:31
Dani Olmo

Dani Olmo i hap derën Milan-it. I grumbulluar me Spanjën në Europianin Under 21 që po zhvillohet në Itali (sot luhet finalja mes "Furive të Kuqe" dhe Gjermanisë në orën 20:45), sulmuesi 21-vjeçar i Dinamos së Zagrebit ka "thirrur" kuqezinjtë. 

"Në këtë moment jam i përqendruar tek Europiani, të shohim se çfarë do të ndodhë. Milan-i? Është një klub i  madh", ka thënë ai për të përditshmen spanjolle "Marca". 

Olmo ka magjepsur vëzhguesit e kuqezinjve, kur drejtori sportiv i klubit ishte Leonardo, tani te Paris Saint-Germain. Spanjolli i Dinamos së Zagrebit vlerësohej nga drejtuesi brazilian për aftësinë e tij për të luajtur në disa pozicione në mesfushë. 

Për presidentin e Dinamos, Mamic, Olmo "është më i mirë se Boban dhe Prosinecki në të njëjtën moshë" dhe për këtë arsye kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, që skadon në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat