Behrami largohet nga Udinese, befason me të ardhmen e tij

Futboll

Behrami largohet nga Udinese, befason me të ardhmen e tij

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 17:08
Valon Behrami

Pas dy vitesh në Udinese, Valon Behrami mund të largohet nga Serie A, për të vazhduar karrierën e tij në Zvicër.

Në fakt, sipas ekspertit të merkatos në Itali, Gianlucia Di Marzio, Behrami ka arritur një marrëveshje me Sionin.

Sipas Di Marzios, ai ka arritur një kontratë dyvjeçare dhe në të ardhmen – ai mund të bëhet drejtor.

Vetëm marrëveshja mes dy klubeve ka mbetur për t’u finalizuar tani.

E ardhmja e Behramit duket sikur do të jetë në kampionatin e Zvicrës – ku do të takohej me shumë shqiptarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat