Këta janë dy mesfushorët që priten të largohen nga Juventusi, shkaku Ramseyt dhe Rabiotit

Futboll

Këta janë dy mesfushorët që priten të largohen nga Juventusi, shkaku Ramseyt dhe Rabiotit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 17:23
Juventusi

Dyshen e mesfushës së Juventusit, Sami Khedir dhe Blaise Matuidi, nga sezoni i ardhshëm mund t’i shohim në fanella të reja.

Juventusi kohë më parë kompletoi transferimin e Aaron Ramseyt nga Arsenali, teksa është shumë afër transferimit edhe të Adrien Rabiotit nga Paris Saint-Germain.

Kësisoj, Juventusi duhet të mendojë largimin e dy mesfushorëve aktual për të liruar hapësira për transferimet e reja.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane “Tuttosport”, Khedira dhe Matuidi janë dyshja që do të largohen nga Torino gjatë kësaj vere. Gjithashtu, kjo dyshe nuk përshtatet edhe me stilin e lojës që praktikon trajneri i ri i kampionit italian, Maurizio Sarri.

Khedira ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, teksa destinacioni i tij i radhës mund të jetë Arsenali ose kampionati amerikan, MLS. Ndërkaq, Matuidi ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm dhe sipas raportimeve ai mund të transferohet te skuadra franceze, Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat