Djali i Abedin Januzajt dhe futbollisti i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, këto ditë të nxehta vere po qëndron në Kosovë.
Ai është parë pranë varrit të heroit tonë kombëtar, Adem Jasharit, dhe më pas në vendlindjen e tij në Istog. Së fundi, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Gani Dreshaj, e postoi një fotografi me një mbishkrim.
Në atë fotografi shihet i biri i tij, Rioni, me një fanellë të Manchester Cityt bashkë me Adnan Januzajn.
Dreshaj nuk përton t’i thurë elozhe Januzajt pavarësisht se ai refuzoi me dhjetëra raste të luante për Shqipërinë, e më vonë edhe për Kosovën.
Z.Januzaj së fundi nuk po ftohet nga kombëtarja e Belgjikës në futboll por është transferuar në Andaluzi te Sevilla.