Behrami habit me ekipin e ri!

Futboll

Behrami habit me ekipin e ri!

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:35
Behrami habit me ekipin e ri!

Mesfushori Valon Behrami do të largohet nga Udineze pas dy sezonesh. Lojtari me origjinë shqiptare do të lërë Italinë në moshën 34-vjeçare dhe do të rikthehet në Zvicër. 

Ish-futbollisti i Zvicrës do t'i bashkohet Sion-it, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin helvet. Kontrata do të jetë 2-vjeçare dhe parashikon dhe një të ardhme si trajner. 

Behrami do të mbyllë karrierën e tij të suksesshme me Sion-in, pasi ka luajtur me skuadra shumë prestigjoze në kampionatet elitare të Europës. Lazio, Fiorentina, Napoli dhe Udinese në Itali, gjithmonë me statusin e titullarit, Watford dhe West Ham në Angli dhe Hamburgu në Gjermani.

Nuk harrohen as arritjet me kombëtaren duke luajtur në botërore dhe europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat