Kosovarja lutet për Florijana Ismailin e zhdukur

Futboll

Kosovarja lutet për Florijana Ismailin e zhdukur

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:42
Kosovarja lutet për Florijana Ismailin e zhdukur

Të gjithë besojnë në mrekulli që futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, do të gjendet e gjallë një ditë pasi u zhduk në një liqe në Itali.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës, Ismaili ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite dhe që prej atëherë figuron e zhdukur.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Ismaili dhe një mike e saj e kishin marrë me qira një anije afër qytetit italian Musso në liqenin Comom rreth 20 kilometra larg kufirit me Zvicrën.

24-vjeçarja kishte kërcyer në ujë dhe prej atëherë nuk është shfaqur më.

Mikja e saj ka kërkuar ndihmë menjëherë dhe një ekip i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes. Operacioni për shpëtimin e saj po vazhdon që prej ditës së djeshme.

Për zhdukjen e befasishme të Florijana Ismaili, ka reaguar edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.

“Lutem për Florijanën”, ka shkruar Asllani në një postim në Instastory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat