United të interesuar për yllin portugez

Futboll

United të interesuar për yllin portugez

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:57
Bruno Fernandes

Manchester United janë duke biseduar me agjentin e yllit portugez, Bruno Fernandes.

Mediet angleze thonë se agjenti i Fernandesit, Miguel Pinho ka qenë në Angli këtë javë.

Për Fernandesin, “Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë 65 milionë euro duke e bërë atë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në klub.

United ka harxhuar para më shumë vetëm për Paul Pogban dhe Romelu Lukaku në tërë historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat