ORA E FUNDIT: Arrihet marrëveshja, Roma dhe Napoli shkëmbejnë lojtarët

Futboll

ORA E FUNDIT: Arrihet marrëveshja, Roma dhe Napoli shkëmbejnë lojtarët

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Nuk ka më dyshime, mediet në Itali raportojnë se Roma dhe Napoli kanë arritur marrëveshjen për transferimet e futbollistëve.

Mbrojtësi i kryeqytetasve, Konstantinos Manolas, do t'i bashkohet skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa mesfushori Amadou Diawara do të kalojë në kryeqytet. 

Napoli ka paguar klauzolën e mbrojtësi grek prej 36 milionë eurosh, ndërsa mesfushori do të kalojë te Roma për 21 milionë euro.

Kjo është një nga lëvizjet më të bujshme të Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat