Asllani e dinte se kush do ta vendosë ndeshjen me Suedinë e Gjermaninë

Futboll

Asllani e dinte se kush do ta vendosë ndeshjen me Suedinë e Gjermaninë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 22:58
Kosovare Asllani

“Mendoj se jam parashikuese e mirë”, kanë qenë fjalët e futbollistes nga Kosova që luan me Suedinë, Kosovare Asllani, për faqen fotbollskanalen.se.

Futbollistja 29-vjeçare po paraqitet me sukses të jashtëzakonshëm në Botërorin e Femrave me suedezet dhe të mërkurën mbrëma do të luajë në gjysmëfinale kundër Holandës. Para ndeshjes me Kanadanë, në 1/8 e finales, Kosovare Asllani tha se ajo që do ta vendoste ndeshjen do të jetë Stina Blackstenius. Ishte pikërisht Blackstenius që mori top të mirë nga Asllani dhe realizoi për rezultatin final 1:0, për ta dërguar shtetin e saj në çerekfinale.

Edhe para ndeshjes çerekfinale kundër Gjermanisë, Asllani pati thënë se fjalën kryesore do ta ketë sulmuesja e krahut, Sofja Jakobsson. E gjendur në disavantazh, Suedia barazoi shifrat pikërisht me Jakobssonin.

“Mendoj se jam parashikuese. I thashë Stinës se do të shënonte kundër Kanadasë. I kam përmendur vetëm dy emra. Më pas, i thashë Sofies se do ta vendoste ndeshjen. Edhe ajo e pati një ndjenjë të mirë. Kemi energji të pabesueshme. Gjëja më e bukur është se kur e fitojmë topin, mund t’i fusim në aksion Stinën dhe Sofien, të cilat janë shumë të shpejta. Kemi bërë ndeshje të mira”, përfundoi Asllani, përcjell “Sporti në KTV”.

Kosovare Asllani ka shkëlqyer deri tani në Botërorin që po zhvillohet në Francë dhe në pesë ndeshje ka dy gola e dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat