Milan bën goditjen e madhe, nesër zyrtarizohet ylli i Real Madridit

Futboll

Milan bën goditjen e madhe, nesër zyrtarizohet ylli i Real Madridit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 23:11
Milan

Milan pritet të finalizojë detajet me Real Madridin dhe të mirëpresë Theo Hernandez për teste mjekësore nesër pasdite.

Sipas AS, marrëveshja u arrit për 20 milion euro dhe mbrojtësi i majtë do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Rossonerët.

Një tjetër takim pritet të bëhet të hënën në mëngjes – për të kryer detajet përfundimtare dhe ai pastaj mund të udhëtojë në Itali për testet mjekëskore.

21-vjeçari e kaloi sezonin 2018-19 në huazim në Real Sociedad, ku shënoi një gol me bëri dy asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat