Tottenham dhe Everton në luftë me Realin për yllin e Ajaxit

Futboll

Tottenham dhe Everton në luftë me Realin për yllin e Ajaxit

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 11:49
Donny van de Beek

Mesfushori i Ajax Donny van de Beek, është duke pranuar një sërë ofertash nga klubet më të mëdha evropiane.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Van de Beek ka shumë oferta konkrete para tij, përcjellë KosovaPress.

Mes këtyre ofertave është edhe një nga Real madridi, ndërsa holandezi është lidhur edhe me klubet angleze si Tottenham dhe Everton.

Ajax është duke kërkuar 50-60 milionë euro për Van de Beek, i cili nuk është i bindur për një transferim në Santiago Bernabeu.

Mesfushori dëshiron të largohet nga Ajaxi vetëm nëse ka të sigurt vendin në formacionin startues të skuadrës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat