Ramsey "tërbon" tifozët bardhezinj, prezantohet te Juve përmes rrjeteve sociale

Futboll

Ramsey "tërbon" tifozët bardhezinj, prezantohet te Juve përmes rrjeteve sociale

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:08
Aaron Ramsey

Pavarësisht zyrtarizimit si lojtar i Juventusit që më 11 shkurt, mesfushori uellsin, Aaron Ramsey, u bë sot “fuqiplotë” te kampionët e Serie A. Pikërisht këtë të hënë nisi edhe numërimi i orëve, ditëve e viteve për ish-lojtarin e Arsenalit me fanellën bardhezi.

Pikërisht me “Zonjën e Vjetër”, ai ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe pritet të fitojë rreth 7 milionë euro në vit. Ramsey vjen si transferim i lirë nga “topçinjtë” e Londrës. 

Për të shprehur gjithë lumturinë e tij për këtë aventurë të re, futbollisti ka postuar në Twitter një foto, ku shfaqet i veshur me fanellën bardh e zi, shoqëruar me këto fjalë: "Zyrtare, Juventus FC. # Deri në fund".

Këtë postim, me përmbajtje identike, e ka hedhur edhe në Instagram, duke i "tërbuar" tifozët e skuadrës së tij të re me shprehjen e famshme të tyre "Fino alla fine". Edhe klubi bardhezi iu përgjigj menjëherë lojtarit, përsëri përmes profileve në rrjetet sociale, me një “shihemi së shpejti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat