Kampionati italian pritet që të nisë më 24 gusht

Futboll

Kampionati italian pritet që të nisë më 24 gusht

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:21
Kampionati italian pritet që të nisë më 24 gusht

Kampionati italian pritet që të nisë më 24 gusht, ndërkohë që nuk do të ketë më ndeshje për Krishtilindje.

Italianët do t’i rikthehen traditës së pushimeve të gjata në fund të dhjetorit, pas eksperimentit të sezonit të kaluar, ndërkohë që kampionati mund të rifillojë më 5 apo 6 janar.

Një risi, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, është edhe propozimi që në fazën e dytë, rendi i takimeve të jetë i ndryshëm.

Administratori i Ligës së Serisë A, Luixhi De Siervo, po studion mundësin që të ketë një short të dyfishtë, dhe ndeshjet e fazës së dytë, të mos jenë domosdoshmërisht si ato të fazës së parë, por me një rend ndryshe.

Ndërkohë, ende asgjë nuk është zyrtare, teksa gjithçka mbetet në vazhdën e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat