Mitrovicasi e pranon se ndikohet nga lartë, por a po e ngrehin për hunde Xhajiçi, Mërkella e Terziqi...

Futboll

Mitrovicasi e pranon se ndikohet nga lartë, por a po e ngrehin për hunde Xhajiçi, Mërkella e Terziqi...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:41
Mitrovicasi e pranon se ndikohet nga lartë, por a po e ngrehin për hunde Xhajiçi, Mërkella e Terziqi...e ndikohet nga lartë, por a po e ngrehin për hunde Xhajiçi, Mërkella e Terziqi...

Mitrovicasi Lubisha Tumbakoviqi, për të cilin disa thonë se është me prejardhje shqiptare e disa si mungol, sot është zyrtarizuar selektori i përfaqësueses së Serbisë në futboll. 

Lubisha që tradhtoi Malin e Zi dhe u bë që nuk e njeh Kosovën, sepse u ndikua nga politika shoveniste serbe. 
Ai nuk pranoi ta udhëheq Malin e Zi kundër Kosovës,  duke iu bashkuar edhe futbollistët Ivaniq dhe Stojkoviq të Cërvena Zvezdës. 

Lubisha e pranoi se i dëgjon nga lartë, kur u pyet nëse do i bie që të luajnë kundër Kosovës, se si do të veprojë. Ai kështu u përgjigj: “Nëse do të jetë e mundshme që Serbia të luajë në të ardhmen kundër Kosovës, këtë do ta thotë dikush i nivelit më të lartë”. 

Ai e pranon se është i ndikuar nga politika, por do të kishte qenë më mirë ta thotë hapur se cili politikë po e ngreh më fortë për hunde e Cërvena Zvezdës së Beogradit apo e Qeverisë së Serbisë. 

A mos vallë, se ai i rri gatitu politikës së poshtër te Dragan Xhajiçit, presidentit të Crëvena Zvezdës Zvezdan Terziqit dhe drejtorit sportiv Mitar Mërkella. Edhe këtu u desh të përgjigjet. Kush janë nga lartë?

Përveç këtyre të lartpërmendurve edhe Federata e Futbollit e Serbisë e ka shpërblye me post dhe me një pagë 25 mijë euro ose në vit 300 mijë euro, shpërblim  i majmë apo jo për Tumbakun e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat