Edhe italianët janë vënë në kërkim të futbollistes shqiptare, që u zhduk të shtunën - Bota Sot
Edhe italianët janë vënë në kërkim të futbollistes shqiptare, që u zhduk të shtunën

Futboll

Edhe italianët janë vënë në kërkim të futbollistes shqiptare, që u zhduk të shtunën

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:25
Edhe italianët janë vënë në kërkim të futbollistes shqiptare, që u zhduk të shtunën

Pas autoriteteve zvicerane, edhe ato italiane janë vënë në kërkim të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, e cila është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali

Autoritetet zvicerane po e vazhdojnë kërkimin e Florijana Ismailit, e cila është zhdukur që nga e shtuna pasdite teksa po e kalonte një ditë vikendi me një mike të saj në liqenin e Mussoss në qytetin e Comos në Itali.

Mirëpo, së fundmi autoriteteve zvicerane u janë shtuar edhe ato italiane, në kërkim të 24 vjeçares.

Në orët e fundit, një skuadër ka mbërri nga qyteti i Milanos dhe i ka nisur gjurmimet në liqenin që mund të shkojë në një thellësi prej 200 metrash.

Zviceranët e kanë vënë në përdorim edhe një robot, i cili mund të kërkojë në thellësi të mëdha, ku është e vështirë të shkojnë njerëzit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...