L’Equipe: Griezmanni do të zyrtarizohet në Barcelonë javën e ardhshme

Futboll

L’Equipe: Griezmanni do të zyrtarizohet në Barcelonë javën e ardhshme

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:30
Antonie Grienzman

Revista prestigjioze franceze, L’Equipe, raporton se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, do të konfirmohet si lojtari i ri i Barcelonës javën e ardhshme, pasi që klauzola për shkëputjen e kontratës së tij ka rënë në 120 milionë euro.

Antoine Griezmann tronditi në maj kur njoftoi se ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi, vetëm një vit pasi e zgjati kontratën me klubin nga kryeqyteti spanjoll pasi e kishte refuzuar Barcelonën publikisht.

Megjithatë, francezi duket se u pendua për këtë vendim, pasi që tani, vetëm 12 muaj më vonë, është shumë afër transferimit në Barcelonë. Një transferim i tillë ishte spekuluar për një kohë të gjatë, mirëpo L’Equipe pretendon se zyrtarizimi do të bëhet pikërisht javën e ardhshme.

Të hënën, klauzola për shkëputjen e kontratës së Griezmannit me Atletico Madridin ra nga 200 në 120 milionë euro. Një gjë e tillë ishte paraparë që të ndodhte më 1 korrik qysh verën e kaluar, kur Griezmanni e rinovoi kontratën me Atleticon.

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin e pranoi në muajin maj se klubi madrilen kishte qenë i vetëdijshëm se Barcelona kishte arritur marrëveshje preliminare me Griezmannin qysh në mars.

Sulmuesi francez ka pranuar të paguhet gjashtë milionë euro më pak në Barcelonë sesa që paguhej në Atletico Madridi. Kontrata e tij me Barcelonën do të jetë pesëvjeçare dhe ai do t’i fitojë rreth 17 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat