Futbollisti i Juventusit refuzon dy oferta të rëndësishme!

Futboll

Futbollisti i Juventusit refuzon dy oferta të rëndësishme!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:43
Rabio

Juventusi ka zyrtarizuar ditën e martë Rabiot, që transferohet nga PSG me parametra zero, por tani po mendon edhe largimet apo shitjet e atyre futbollistëve që do të sillnin para në arkat bardhezi. Mes tyre, portieri i dytë, Mattia Perin, që tashmë rrezikon të  bëhet i tretë dhe ta shohë fushën me teleskop, duke parë se Buffon do të kthehet te "Zonja".

Në drejtim të ish-portierit të Genoas dhe kombëtares së Italisë, sakaq, kanë ardhur dy ofertatë rëndësishme: bëhet fjalë për Benfica dhe Porto, që janë interesuar. Por, gardiani bardhezi nuk është i interesuar dhe ia ka bërë të qartë edhe agjentit Luçi.

Perin dëshiron të qëndrojë në Itali dhe, nëse Milani shet Donnarumma, do të transferohej te kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat