Çfarë thoshte Florijana Ismaili para 2 dhe 3 viteve për gazetën ‘Bota sot’?

Futboll

Çfarë thoshte Florijana Ismaili para 2 dhe 3 viteve për gazetën ‘Bota sot’?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2019 Në ora: 18:20
Çfarë thoshte Florijana Ismaili para 2 dhe 3 viteve për gazetën ‘Bota sot’?

Do t’i kujtojmë disa nga deklaratat për gazetën "Bota sot", te Florijana Ismailit, të ndjerës (futbollistes së mirënjohur shqiptare), me prejardhje nga Presheva, që u zhduk të shtunën e 29 qershorit, në orët e pasdites në liqenin e Comos së Italisë, ndërsa trupi i saj u gjet sot në thellësi të liqenit 204 metra. Ajo disa herë kishte dhënë intervistë për gazetën “Bota sot” në vitin 2015 dhe në atë të 2016-ën. 

“Futbollistja me prejardhja nga Presheva nuk do ta harrojë kurrë golin e parë në karrierën saj në fanellën e Zvicrës. Ajo shënoi (me 27 nëntor) në fitoren bindëse me rezultat 8:1 ndaj Irlandës së Veriut, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Mourneview Park – Lurgan”.

Zvicra është lidere në grup me 12 pikë, e ndjekur nga Italia me 6 sosh, por kjo e fundit ka një takim më pak. 20-vjeçarja për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se janë në prag të kualifikimit për në Euro 2017, por ka synime që me zviceranet të jenë edhe në Lojërat Olimpike që mbahen në vitin e ardhshëm.

Ajo luajti tërë sfidën kundër Irlandës së Veriut dhe dha maksimumin për tri pikë të rëndësishme. Goli që shënoi ndaj irlandezeve e motivon edhe më shumë dhe shpreson se do të jetë në formë edhe më të lartë, që më zviceranet të arrijnë suksese të mëdha. Ismaili flet edhe për ekipin e saj, Young Boys nga Bernë, e cila aktualisht nuk i ka rezultatet e pritura në kampionatin Zviceran”, shkruante “Bota sot” me 3 dhjetor të vitit 2015.

“Jemi në prag të kualifikimit për në Euro 2017, por ajo që na veçon është se po luajmë një lojë shumë kualitative”, thotë me 3 dhjetor të vitit 2015 ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” Florijana Ismaili, anëtare e FC Young Boys nga Bernë dhe e kombëtares së Zvicrës. 
Ndërkaq, me 23 shtator të vitit 2016, në pyetjen e “Bota sot”, Zvicra ishte e pandalshme në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, çfarë e dallon nga kombëtaret tjera?

Florijana Ismaili kishte thënë atëkohë: “Kohën e fundit Zvicra është paraqitur me shumë suksese shkaku i trajneres Martina Voss-Tecklenburg që ka ardhur prej Gjermanisë. Edhe gjithashtu në ekipin tonë janë paraqitur shumë talentet e reja dhe kanë pru një frymë të re në futbollit e femrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat