Tare i rrëmben Liverpoolit talentin nigerian!

Futboll

Tare i rrëmben Liverpoolit talentin nigerian!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:24
Bobby Adekanye

Në heshtje totale, por duke punuar nën rrogozë, Lazio ka kryer një tjetër goditje pas Lazzari nga SPAL.

Vjen me parametra zero, sulmuesi 20 vjeçar i krahut të djathtë, Bobby Adekanye, që përfaqëson moshat e Holandës (aktualisht U-21) por që ka lindur në Ibadan të Nigerisë.

Futbollisti vjen nga Liverpool, Akademia "Reds", pasi ka qenë pjesë e ekipit të moshave U-23. Nuk pranoi të rinovonte kontratën dhe tashmë është i Lazios, që e ka federuar sot. Bobby e ka nisur te Akademia e Ajax, pastaj kaloi te "La Masia" e Barcelonas dhe në 2015 te Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat